Lokale - eSIMy

Sabit Hoxha nga fshati Obrançë e Komunës së Podujevës, vuan nga leukemia akute dhe po vazhdon shërimin në Turqi, njofton Llapi.info.

Babai i katër fëmijëve është i papunë dhe jeton në gjendje të rëndë ekonomike. Për shërimin e tij nevojiten 140 mijë euro, prej të cilave 30 mijë i ka ndarë Ministria e Shëndetësisë dhe 78 mijë euro janë grumbulluar nga qytetarët. Për kurimin e Hoxhës duhen edhe 32 mijë euro.

Por, kjo kosto është e papërballueshme për familjen, gjersa kërkojnë ndihmë nga vullnetmirët.

Me këtë rast, nesër do të vendosen pika grumbulluese e të hollave në tri xhami të Podujevës. Sipas familjarëve, aksioni do të zhvillohet në xhaminë e qytetit “Met Podjeva”, në Xhaminë e Vjetër dhe në xhaminë e fshatit Obrançë./Llapi.info