Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka regjistruar të enjten edhe 28 raste të reja me COVID-19, pas kryerjes së 228 testimeve me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, 2 prej tyre janë nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht një nga fshati Konushec dhe një tjetër nga fshati Gërdoc.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 9 raste (sipas vendbanimit: 9 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 7 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc i epërm, 2 raste Vushtrri, 1 rast Akrashticë dhe 1 rast Maxhunaj), komuna e Fushë Kosovës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë dhe 1 rast Miradi e epërme), komuna e Rahovecit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rahovec), komuna e Podujevës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Konushevc dhe 1 rast Gërdovc) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Lipjan, Gjilan, Pejë, Mamushë dhe Rogovë-Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Siç njofton IKSHPK-ja, sot janë edhe shëruar 8 pacientë nga COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 921.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit, deri më tani në Kosovë janë infektuar me koronavirus 1 mijë 326 qytetarë, prej tyre 921 janë shëruar, kurse 31 pacientë tashmë kanë ndërruar jetë./Llapi.info