Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:00 në Podujevë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër, njofton Llapi.info.
“Podujevë 09.06.2020-20:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thotë Policia.
Bazuar në raportin 24-orësh të PK-së, rasti në Polici është cilësuar si “dhunë në familje”.
Ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i rasteve të dhunës në familje në Podujevë./Llapi.info






