Lokale - eSIMy

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka quajtur absurd mosorganizimin e zgjedhjeve në këtë komunë, derisa thotë se janë hapur të gjitha bizneset, njofton Llapi.info.

Bulliqi në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se zgjedhjet po i prolongojnë, siç ka thënë Bulliqi, ata që kanë frikë nga verdikti qytetar.

“Ne si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po i përcjellim me shqetësim hezitimin e organeve kompetente për organizimin e zgjedhjeve në komunën tonë, pas pezullimit që është bërë me 14 mars për shkak të pandemisë së coronavirusit. Sot është absurde të hapen të gjitha bizneset, çerdhet, gastronomia, objektet fetare etj. e të mos mbahen zgjedhjet komunale, por ato po i prolongojnë ata që kanë frikë nga verdikti qytetar dhe po i dirigjojnë institucionet në bazë të interesave të tyre politike”, ka shkruar Bulliqi në Facebook./Llapi.info

Ne si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po i përcjellim me shqetësim hezitimin e organeve kompetente për organizimin e…

Gepostet von Shpejtim Bulliqi am Dienstag, 9. Juni 2020