Lokale - eSIMy

Tre persona të dyshuar janë arrestuar nga policia në Podujevë, nën dyshimet se të njëjtit kanë kryer një vjedhje, njofton Llapi.info.

Siç ka bërë të ditur policia në raportin e saj ditor, rasti ka ndodhur me 20 maj, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është bërë gjatë ditës së djeshme.

“Podujevë 20.05.2020-13:51. Me 08.06.2020 janë identifikuar dhe janë shoqëruar në polici, tre të dyshuarit  meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë vjedhur katër rrethoja. Gjatë kontrollit në dy shtëpitë e tyre janë gjetur dhe janë sekuestruar rrethojat të cilat i janë kthyer pronarit. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia e Kosovës.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në PK është cilësuar si “vjedhje dhe pranim i mallit të vjedhur”.

Duhet përkujtuar se vjedhjet kryesisht të rënda kanë qenë të theksuara muajt e në rajonin e Podujevës./Llapi.info