US ambassador to Germany Richard Grenell awaits the arrival of US Secretary of State Mike Pompeo (not in frame) at Tegel airport in Berlin on May 31, 2019. - The US top diplomat is on a European tour that will take him to Germany, Switzerland, The Netherlands and Britain. (Photo by Odd ANDERSEN / AFP) (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images)
Lokale - eSIMy

Richard Grenell, ish-ambasadori amerikan në Gjermani mund të ketë pasur gisht në vendimin e Trumpit për tërheqjen e 9.500 ushtarëve amerikanë prej këtij shteti, kanë thënë burime brenda administratës amerikane për Reutersin.

Grenelli aktualisht është përfaqësues i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Burime të afërta me qarqet kanë thënë se një numër zyrtarësh amerikanë në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Pentagonit kanë mbetur të befasuar me këtë vendim dhe se ata kanë ofruar sqarime të ndryshme, prej zemërimit të Trumpit rreth G7-tës e deri tek ndikimi i Richard Grenellit, shkruan Reutersi.

Reutersi nuk ka mundur të përcaktojë nëse Grenelli ka pasur rol të drejtpërdrejtë bashkë me Trumpin në vendimmarrje.

I pyetur rreth kësaj çështjeje, Grenelli ka thënë se “të gjitha janë thashethëme”, teksa nuk ka dashur t’i trajtojë pyetjet specifike rreth vendimit si dhe rolit të tij në të. Reduktimi, si ka thënë ai, “ka qenë në proces që nga viti i kaluar”.