Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka riaktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar, si dhe ka ndryshuar përbërjen e grupit ndërinstitucional për menaxhimin e incidenteve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Ky vendim i ministrit Veliu ka për qëllim që të koordinojë të gjitha veprimet institucionale sa i përket menaxhimit të situatës me Covid 19. Grupi ndër institucional me ndryshimet e bëra do t’i kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e veta duke u bazuar në ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe legjislacionit përkatës”, thuhet në komunikatë.
Me vendimin e ri, Veliu ka shfuqizuar vendimin paraprak të Xhelal Sveçlës.









