Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ia ka shpalosur shefes së Zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolovës prioritetet e qeverisë së tij.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie, të lëshuar pas takimit mes tyre.
këtij takimi, Hoti po ashtu e ka theksuar bashkëpunimin e ngushtë që do ta ketë Kosova me BE-në “për ta përshpejtuar procesin e integrimit të vendit tonë në familjen e vendeve demokratike evropiane”.
Me këtë rast, Hoti është zotuar se Qeveria do të punojë për forcimin e rendit dhe ligjit, për thellimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, zbutjen e papunësisë dhe zhvillimin e tregut të lirë.
“Ndërsa, Ambasadorja Apostolova, pasi e përgëzoi Kryeministrin Hoti për detyrën e re, theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i përkrahë institucionet e Kosovës për menaxhimin e pandemisë COVID-19, si dhe do t’i sigurojë Qeverisë së Kosovës mbështetje financiare për rimëkëmbjen ekonomike. Gjithashtu, ajo vuri theksin në funksionimin e shtetit ligjor dhe demokratik, si kusht i rëndësishëm në procesin e afrimit të Kosovës drejt BE-së”, shkruhet në njoftim.






