Polica e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, pasi ai dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij në gjendje të dehur, njofton Llapi.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë familjare në gjendje të dehur. Nuk raportohet për të lënduar”, thotë PK.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Llapi.info






