Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin në rrugën Drenas-Komoran, përkatësisht në fshatin Zabel i Ulët.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë se në aksident trafiku kanë qenë të përfshira një kombi me udhëtarë dhe një veturë, ku për pasojë tetë persona kanë marrë lëndime dhe janë transferuar në urgjencë.
“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe kanë kryer procedurat e nevojshme lidhur me hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti, prandaj deri në kryerjen e këtyre procedurave ky aks rrugor ka qenë i mbyllur për t’u hapur prapë për qarkullim rreth orës 17:00”, tha ai.
Policia e Kosovës ka inkurajuar të gjithë qytetarët që gjatë qarkullimit me automjetet e tyre të jenë me vigjilent dhe shpejtësinë e automjeteve ta përshtatin me kushtet e rrugës dhe shenjat e kufizimit të shpejtësisë në trafik t’i respektojnë me përpikëri. Përndryshe Policia e Kosovës vazhdon dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat e trafikut rrugor dhe zero tolerancë do të aplikohet në ketë aspekt, me të vetmin qëllim sigurinë më të madhe në rrugët tona dhe shmangien e aksidenteve rrugore”, ka thënë ai.
Llapi.info ka siguruar edhe pamje-video tjera, por për shkak të përmbajtjes nuk do t’i publikojmë./Llapi.info








