Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie ka bërë të ditura vendimet e reja të menaxhimit të pandemisë COVID-19, njofton Llapi.info.
Duke bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e IKSHPK-së, Zemaj ka thënë se nga e hëna do të hiqet kufizimi i lëvizjeve të qytetarëve nga ora 21:00 – 5:00.
“Nga e hëna, kushdo që hynë në Kosovë nuk do të karantinohen dhe as vetizolohen për 7 ditë. Ata vetëm do kontrollohen nëpër kufij apo në qendra tjera. Po ashtu, hiqet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve”, u shpreh ai.
Zemaj tha se MSH-ja bashkë me IKSHPK-në do të vazhdojë të përcjellë situatën epidemiologjike, por kërkon të mbahet distanca nga qytetarët dhe të respektohen masat.
“Kërkojmë në mënyrë rigoroze të respektohen masat ndaj koronavirusit, të mbahen maskat, dhe distanca. Kërkojmë nga qytetarët, bizneset, gastronomia, të përmbahen strikt në rregullat tona. Shkeljet e rregullave konsiderohen rrezikim i shëndetit”, tha Zemaj./Llapi.info






