Numri i aksidentëve në trafik po vazhdon të jetë i madh, përkundër që Policia e Kosovës po vazhdon të shpërndajë shumë gjoba.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 50 aksidente, 22 prej tyre me të lënduar.
Në anën tjetër, policia e trafikut ka shpërndarë jo më pak se 1262 gjoba.
Gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu janë arrestuar 13 persona, 7 prej tyre janë liruar, 10 janë dërguar në mbajtje edhe 2 në vuajtje të dënimit./Llapi.info






