Sot është shënuar Dita Botërore e Mjedisit, ditë kjo e cila u shënua edhe në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Aktivitetet në shënim të kësaj dite kanë përfshirë mbjelljen e luleve dhe drunjve dekorativë. Gjithashtu janë larguar deponi ilegale dhe është bërë pastrimi i shtratit të lumint Llap dhe vizitë në objektin e ri të Kompanisë “Pastrimi”.
Në këto aktivitete mori pjesë Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, anëtarë të ekzekutivit dhe pjestarë të shoqërisë civile.
Sipas Raporteve prej Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, statistikat tregojnë për gjendje jo të mirë mjedisore, si pasojë e ndotjes së tokës, ujit dhe ajrit në vendin tonë, theksohet në komunikatën e organizatës Green Art Center (GAC)./Llapi.info


