11 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 2 të shëruar

Edhe 11 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, pas 297 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja, raporton Llapi.info.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i epërm, 1 rast Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në po këtë ditë, Instituti ka njoftuar edhe për dy pacientë të shëruar nga sëmundja Covid-19, duke e çuar numrin total në 876.

Bazuar në të dhënat e fundit, autoritetet në Kosovë deri më tani kanë raportuar për 1,158 raste të prekura me këtë virus. Prej tyre, 30 pacientë kanë vdekur./Llapi.info