Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë, pas kryerjes së 294 testeve, raporton Llapi.info.

Siç njofton ISHPK, testimet janë bërë nga mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Përveç rasteve të reja, Instituti ka bërë të ditur se sot janë shëruar edhe 3 pacientë nga virusi, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 874.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani Kosova ka regjistruar 1 mijë e 147 raste me COVID-19. Prej tyre, 874 persona janë shëruar, derisa 30 të tjerë kanë vdekur./Llapi.info