Lokale - eSIMy

Agim Veliu është rikthyer në postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njofton Llapi.info.

Ai sot rimori pozitën në krye të kësaj ministrie, derisa është zotuar se do t’i luftojë krimin dhe korrupsionin.

“Rikthim në punë për të vazhduar angazhimin dhe përmbushjen e detyrave në zbatim të programit të Qeverisë së Kosovës. Mbetem fuqishëm i vendosur për të punuar fort në arritjen e synimeve për Kosovën, vend i qetë dhe i sigurtë, për luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe për arritjen e objektivave të vendit tonë për të siguruar anëtarësim të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar ai në Facebook.

Agim Veliu ishte në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, por që më pas ishte shkarkuar nga ish-kryeministri, Albin Kurti.

Veliu u rikthye në MPB me votimin e Qeverisë Hoti, të udhëhequr nga LDK./Llapi.info