Lokale - eSIMy

Qytetarët e Komunës së Podujevës janë në hall të madh nga qentë endacakë që çdo ditë shëtisin lirshëm rrugëve të qytetit dhe jo vetëm, shkruan Llapi.info.

Në pamje e siguruara nga Llapi.info, shihen një numër i konsideruar i qenve edhe në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm dhe QKMF-së në Podujevë, të cilët paraqesin rrezik potencial për të gjithë pacientët që marrin trajtime mjekësore.

Nuk mungojnë edhe rastet kur qentë kanë hyrë edhe brenda në Spitalin e Podujevës.

Edhe pas shumë ankesave nga ana e qytetarëve, komuna e Podujevës nuk ka ndërmarrë as edhe një hap lidhur me rehabilitimin e qenve endacakë, që çdo ditë janë duke ua ‘kërcënuar’ shëndetin qytetarëve të komunës së Podujevës./Llapi.info

Qentë endacakë “pushtojnë” rrugët dhe Spitalin e Podujevës

Gepostet von Llapi.info am Dienstag, 2. Juni 2020