Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 19:30 në Podujevë për armëmbajtje pa leje, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Podujevë 31.05.2020, 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë se tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri tipit AK-47 me një karikator të zbrazët”, ka thënë PK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Llapi.info