27 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, pas 172 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja, raporton Llapi.info.
Sipas IKSHPK-së, 5 prej tyre janë nga Komuna e Podujevës.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbani mit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol)”, thuhet në njoftim.
Nga data 08 shkurt deri më 01 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.140 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.110 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Llapi.info






