Lokale - eSIMy

13 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot në Kosovë, pas 113 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja, raporton Llapi.info.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Institutit, sot janë shëruar 2 pacientë nga virusi korona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 843.

Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, deri më sot në Kosovë me virusin korona janë infektuar 1 mijë e 83 persona. Prej tyre, 843 pacientë janë shëruar, kurse 30 kanë ndërruar jetë./Llapi.info