Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka shprehur pakënaqësitë e saj ndaj këtij verdikti final, duke hedhur akuza ndaj partive të tjera politike.
Në reagimin e saj për mes Facebook ka thënë se me 6 tetor të 2019 ka folur sovrani kur ata dolën partia fituese, ndërsa për të tjerat tha se e kanë vendin në kontejnerin e historisë.
“A mos vallë menduat ju dhe të emëruarit tuaj që vazhdojnë të jenë në shërbim për ju aty, se gjithë kjo përkrahje qytetare për Qeverinë Kurti nuk është mesazh i qartë për njerëzit e sojit tuaj, zhvatës, grabitqarë? A menduat dhe a llogaritët në kujtesën afatshkurtër që deri tani iu lëverdisi?”.
“Rizgjimi ndodhi më 6 tetor, sepse sovrani foli. Ashtu si foli dje, dhe ashtu si do të flet edhe nesër”.
“E ju do t’iu vret gjaku dhe djersa e atyre që nuk janë më për të përjetuar shkuarjen tuaj njëherë e përgjithmonë, aty ku e keni vendin, në kontenjerin e historisë”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku.






