Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 332 të mostra të marra sot nga Klinika Infektive, 4 prej tyre janë konfirmuar pozitive me COVID-19.
Po ashtu IKShPK-ja ka njoftuar se nga virusi COVID-19 në Kosovë janë shëruar edhe 19 pacientë, duke e rritur numrin e të shërurave në 820 në total.
Kurse numri i të infektuarve gjithsej në Kosovë ka arritur në 1,052, prej tyre 30 kanë vdekur.
“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.






