Lokale - eSIMy

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka quajtur “gëshnjeshtra dhe shpifje”, deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, ndaj qeverisë, e në veçanti, kur mbrëmë tha se kanë bërë përgjime nga një dhomë në PTK.

“Ato janë gënjeshtra, shpifje. Problemi me gënjeshtarët është se nuk mund të gënjejnë njëherë. Të gjitha ato shpije nuk duhet të jenë vetëm pyetje për mua por edhe pyetje për prokurorin e shtetit dhe për presidentin. Ata kane dëshirë të hyjnë në dhomën e përgjimeve dhe të uzurpojnë pozitën e kryeministrit”, tha Kurti, raporton KOHA.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë në një emision në TvDukagjini, ka thënë se Albin Kurti, Haki Abazi e Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi për futjen e tyre në dhomën e përgjimeve në PTK.

Ai tha se në dhomën e përgjimeve ka të drejtë të hyjë vetëm kryeprokurori i vendit.

“Pse ky grup ka shkuar në dhomën e përgjimeve dhe kanë ndalë kamerat për tri ditë. Çka kërkon kryeministri në dhomën e përgjimeve? Kjo është vepër penale. Ata duhet të përballen me drejtësinë, pasi kanë bërë vepra shumë të këqija”,- tha Presidenti.