Lokale - eSIMy

Vetëm një rast i ri me COVID-19 është konfirmuar sot në Kosovë, pas 267 testimeve të bëra nga IKSHPK me mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

IKSHPK ka bërë të ditur se rasti i vetëm sot pozitiv është rast kontakti nga Komuna e Vushtrrisë.

Po ashtu, sot janë shëruar 7 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 801 raste.

“Nga data 08 shkurt deri më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.992 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.048 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim./Llapi.info