Lokale - eSIMy

Një mjet shpërthyes është gjetur mbrëmë rreth orës 20:00 nga një banor i fshatit Dumnicë të Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në kopsht ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

“Fsh. Dumnicë, Podujevë, 26.05.2020 – 19:51. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se për deri sa ishte duke punuar në kopsht ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim i FSK-së ka dal në vendin e ngjarjes dhe kanë asgjësuar mjetin shpërthyes. Nuk raportohet për ndonjë incident”, ka bërë të ditur PK./Llapi.info