Lokale - eSIMy

Anëtari i komisionit për shëndetësi nga VV-ja Fitim Uka tha se përkrahin hetimin e tenderëve në ministrinë e Shëndetësisë gjatë pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Uka pas mbledhjes së komisionit tha se opozita po tenton që kjo çështje të bëhet mediatike. Sipas tij, edhe ministri Arben Vitia ku ftoi prokurorinë për hetim.

“Në këtë mbledhje si vazhdimësi e mbledhjes së djeshme është diskutuar për tenderimin në kohën e pandemisë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe dje sekretari e ka bërë të qartë se ministria qysh me hapjen e tenderimit ka kërkuar nga autoritetet e konkurrencës dhe Policia e Kosovës të mbikëqyrin procesin e tenderimit, por kjo nuk është e mjaftueshme sipas deputetëve të opozitës dhe sot me iniciativë të PDK-së është diskutuar edhe mundësia që lënda e tenderëve të pandemisë të shkoj në Prokurori. Ne si grup i LVV-së kemi kërkuar që t’i shtjerrim të gjitha mundësit që i kemi brenda Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe ta shfrytëzojmë mandatin tonë. Ne si LVV kemi ftuar që të krijojmë një grup punues, kemi ofruar komplet alternativën që komplet lënda t’i shkoj kaloj Komisionit Hetimor Parlamentar, por kjo gjë është refuzuar, por shihet qartë që tendencë e opozitës është që të krijoj një spektakël medial. Por kjo nuk kalon, pasi vet ministri i Shëndetësisë i. Ne sot i dhamë vota tona në favor të kësaj iniciative që lënda të shkoj në Prokurori dhe të kemi një hetim të pavarur”, ka thënë Uka.