Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur sot se ka testuar 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave nëntë kanë rezultuar pozitive, raporton Llapi.info.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan”, ka bërë të ditur IKSHPK.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sot janë shëruar edhe 3 pacientë nga COVID-10, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 794.

“Nga data 08 shkurt deri më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.047 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, vijon njoftimi./Llapi.info