Lokale - eSIMy

Sot në Mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës, me propozimin e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina, u vendosë për uljen e pagave 30 % për zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrjeje publike për shkak të gjendjes së rëndë financiare të saj.

Vullnetarisht ishte deklaruar Salih Morina për zbritjen e pagës së tij, nga 2,500 € në 1,750 €, shkruan kp. Po ashtu për pozitat e zyrtareve te larte: Sekretari i Postës, Zyrtari Kryesor Financiar dhe Thesarit, si dhe Zyrtari i Auditimit të Brendshëm, është vendosur që nga paga që kishin: 2,100 €, tani me zbritje do ta kenë 1,450 €.