Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka deklaruar që dy futbollistë të Llapit do të vazhdojnë karrierën në klubet evropiane.
Dy futbollistët e Llapit, Valmir Veliu dhe Hajdin Salihu do të luajnë në Evropë sezonin tjetër, madje është gjithçka e kryer sipas trajnerit të klubit nga Podujeva, Tahir Batatina.
Salihu do të jetë pjesë e futbollit kroat, kurse Veliu do të transferohet në Gjermani.
“Hajdin Salihu dhe Valmir Veliu do të dalin në Evropë pas përfundimit të kampionatit. Salihu do të shkoj në Kroaci, kurse Veliu në Gjermani”, tha trajneri Batatina për Dueli Sportiv./Llapi.info






