Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Shakovicë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, janë të përfshira dy vetura.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, gjersa Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, sipas statistikave të PK-së, vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 23 aksidente trafiku, 9 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info