Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se sfida më e rëndësishme që e pret Kosovë, është rimëkëmbja ekonomike.
Gjatë një vizite në degën e AAK-së në Malishevë, ka thënë që Kosova ka pësuar shumë në ekonomi gjatë kohës së pandemisë.
“Sfida jonë e të gjithë neve në Kosovë është rimëkëmbja ekonomike. Nuk guxojmë të humbim më shumë”.
Haradinaj ka marrë shembuj shtetet fqinje, të cilat përkundër se janë goditur më rëndë se Kosova nga pandemia, kanë hapur ekonomitë e tyre ose nuk i kanë mbyllur fare ato.
“Për shembull, Serbia e ka hapur ekonominë e saj qe dy javë, Maqedonia e Veriut nuk e ka ndal fare edhe pse ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme, plot sektorë ekonomikë kanë vazhdu, e ne kemi humbë bukur shumë kohë. I kemi paralizu pra plot sektorë të ekonomisë, e kjo është bukur e vështirë për Kosovën dhe është em rëndësi pra që të gjithë t’i kushtohemi rikthimit të ekonomisë”, ka thënë ai.






