Lokale - eSIMy

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se do të fillojnë lehtësimin e masave dhe do të lejojë kontaktin e avokatëve me të paraburgosurit.

Përmes një komunikate për medie, SHKK ka bërë të ditur se gjatë vizitave, avokatët janë obliguar të kenë me vete ID kartelë valide dhe të mbajnë distancën sociale të pajisur edhe me dorëza e maska.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 20 maj 2020, do të fillojë me hapin e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Pandemisë Covid 19. SHKK nga kjo datë do të lejojë kontaktin e avokatëve vetëm me personat e paraburgosur. Gjatë vizitës se tyre, avokatët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelë valide, të mbajnë distancën sociale, si dhe të kenë të vendosura maska dhe dorëza mbrojtëse”, thuhet në komunikatë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.