Edhe shtatë raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Kosovë, duke bërë kështu që numri i përgjithshëm i të infektuarve të arrijë në 985, raporton Llapi.info.
Rastet pozitive kanë rezultuar pas 202 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja, me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe rasteve në terren.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Sipas IKSHPK-së, sot janë shëruar edhe 23 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 736.
“Nga data 08 shkurt deri më 17 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 11.787 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 985 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet tutje./Llapi.info






