23 raste të reja me COVID-19 dhe 22 pacientë të shëruar – është bilanci ditës së sotme në Kosovë, raporton Llapi.info.
Rastet pozitive kanë rezultuar pas 270 testimeve të bëra nga IKSHPK, derisa mostrat e testuara janë marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq”, thuhet në njoftim.
Sot më 16 maj 2020, janë shëruar edhe 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 713 raste.
“Nga data 08 shkurt deri më 16 maj 2020 janë testuar gjithsej 11.585 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 978 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thotë tutje IKSHPK./Llapi.info






