Një burrë është arrestuar nën dyshimin se kanë kaluar kufijtë ilegalisht për të hyrë në Kosovë.
Më 12 maj një burrë në fshatin Stublinë të Gjilani u kap nga policia pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi Kosovë.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, ndërsa nga ekipi mjekësor i është bërë kontrolli mjekësor dhe i njëjti në konsultim me prokurorin pas procedurave me Ministrinë e shëndetësisë dërgohet në karantinë.
Një rast i ngjashëm me të lartcekurin ka ndodhur dje në Han të Elezit, ku dje një i dyshuar shtetas i Shqipërisë kishte kaluar ilegalisht kufirin dhe kishte hyrë në Kosovë.
Policia ka njoftuar se pas kontrollit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari i është dorëzuar autoriteteve të Shqipërisë dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.






