Lokale - eSIMy

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria Kurti ka përfaqësuar popullin dhe këtë e ka dëshmuar puna e ministrive.

”Ne kemi nisur bashkë si kabinet i ri – një kulturë të re qeverisëse ku punohet për t’i shërbyer qytetarit e nuk punësohen të afërmit për të sunduar popullin”.

Kurti ka thënë se në këto 100 ditët qeverisje ishte intervenim i shpejtë i ndaljes së humbjes së madhe të parasë publike, dhe fillimi i një shteti bazuar në vlera, njofton Klan Kosova.

Ai konfirmoi se në këto 100 ditë janë marrë 192 vendime nga Qeveria në udhëheqjen e tij.

”Pa humbur kohë kemi filluar me luftimin e korrupsionit, humbjen e parasë publike si dhe me çkapjen e shtetit nga zhvatja”.

”Veprimi i parë ishte marrja e një sërë vendimesh që do të shërbenin në të mirën e shtetit dhe qytetarit”.

”Përmes këtyre vendimeve jemi duke ndalur një praktikë, ku Qeveritë e kaluara i përdornin taksat e qytetarëve për përfitimet e tyre partiake”.