Ende janë në fuqi masat e marra nga Qeveria e Kosovës mori vendim rreth kufizimi të lëvizjes së qytetarëve – masë kjo e marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Mirëpo mosrespektimi i këtij vendimi nga shumë qytetarët e pothuajse të gjitha komunave – ka bërë që Policia t’i ndaloj e arrestoj.
Më poshtë mund t’i shihni të gjitha ndalimet-arrestimet gjatë 24 orëve:
· Magjistralja Prishtinë – Gjilan, 11.05.2020 – 20:10. Dy meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se të njëjtit kishin hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
· Rruga B, Prishtinë, 11.05.2020 – 20:10. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
· Rr. Ali Vitia, Prishtinë, 11.05.2020 – 23:05. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
· Rr. Ali Vitia, Prishtinë, 12.05.2020 – 00:15. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
· Fsh. Sopijë, Suharekë, 11.05.2020 – 02:10. Njësiti policor gjatë patrullimit të ndaluar në veturë ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk kishte respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lëvizje. Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit, në konsultim me prokurorin i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
· Rr. Wesli Clark, Prizren, 11.05.2020 – 10:20. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën në të cilën kishin qenë dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët nuk kishin respektuar vendimine Ministrisë së Shëndetësisë. Ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit, në konsultim me prokurorin të njëjti janë liruar në procedurë të rregullt.
· Rr. Rrustë Kabashi, Prizren, 11.05.2020 – 14:02. Është raportuar se është takuar i dyshuari mashkull kosovar në rrugë i cili nuk i ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
· Rr. Fadil Rifati, Prizren, 11.05.2020 – 12:00. Është raportuar se është takuar i dyshuari mashkull kosovar në rrugë i cili nuk i ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
· Fsh. Landovicë, Prizren, 11.05.2020 – 13:55. Njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët nuk kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit, në konsultim me prokurorin të njëjti janë liruar në procedurë të rregullt.
· Rr. Wesli Clark, Prizren, 11.05.2020 – 14:45. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën te cilën e ngiste i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e RKS-se. I dyshuari është intervistuar, në konsultuar prokurori kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.
· Lagjja Dardania, Prizren, 11.05.2020 – 14:30. Njësiti policor ka ndaluar veturën te cilën e ngiste i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e RKS-së. I dyshuari është intervistuar, në konsultuar prokurori kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.
· Lagjja Dardania, Prizren, 11.05.2020 – 16:05. Njësiti policor ka ndaluar veturën te cilën e ngiste i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e RKS-së. I dyshuari është intervistuar, në konsultuar prokurori kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.
· Dragash , 11.05.2020 – 22:30. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt
· Fsh. Stanofc i Ulët, Vushtrri 11.05.2020 – 00:34. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila nga njësiti policor është hasur brenda në një lokal duke punuar dhe duke shërbyer pije. E dyshuara nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, ndaj të cilës është iniciuar lënda e rastit dhe e njëjta pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
· Rr. Ali Gashi, Skenderaj, 10.05.2020 – 21:00. Policia gjatë patrullimit ka vërejtur se një kafiteri ishte e hapur në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarit është iniciuar rasti..
· Rr. Ali Gashi, Skenderaj, 10.05.2020 – 21:30. Policia gjatë patrullimit ka vërejtur se një restorant në një pompë të derivateve ka punuar, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarit është iniciuar rasti.
· Skenderaj, 10.05.2020 – 22:00. Policia gjatë patrullimit ka vërejtur se një restorant në një pompë të derivateve ka qenë i hapur, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarit është iniciuar rasti.






