Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)
Lokale - eSIMy

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar 70 vjetorin e Evropës, duke thënë se BE-ja u ndërtua përmes betejës kundër fashizmit.

“Ndërsa shënojmë këtë ditë, le të kujtojmë se paqja nuk është thjesht mungesa e konfliktit të dhunshëm, por prania aktive e drejtësisë së vërtetë. Një paqe e drejtë me një shtet të mirëqenies që funksionon për të gjithë pa marrë parasysh kombësinë, fenë dhe gjininë”.

“Ne shikojmë kah Bashkimi Evropian. BE-ja duhet të kujdeset për ne. Ballkani Perëndimor dhe BE-ja janë ekonomikisht dhe gjeopolitikisht, historikisht dhe kulturalisht, shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrin. Progresi Evropian varet nga të kuptuarit e kësaj”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Për 9 majin – Ditën e Evropës! Shtatëdhjetë vjet më parë, Evropa ishte ende duke pastruar rrënojat e lëna nga Lufta e…

Gepostet von Albin Kurti am Samstag, 9. Mai 2020