Lokale - eSIMy

Shtatë raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot në Kosovë, pas 221 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtari i Shëndetësisë Publike, raporton Llapi.info.

Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës.

Për të pestën ditë me radhë, numri i të shëruarve është më i lartë se ai i rasteve pozitive. Sipas IKSHPK-së, sot janë shëruar edhe 27 pacientë.

“Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e tetë (298) raste”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në Kosovë numri i të prekurve me koronavirus ka arritur në 813, 298 të shëruar dhe 22 të vdekur./Llapi.info