Lokale - eSIMy

Më 13 mars u mor vendim që të pezullohen të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë. Kjo bëri që klubet sportive të pushojnë stërvitjet e tyre me futbollistë, me këtë të fundit që i ndoqën ushtrimet në shtëpi.

E kjo situatë e krijuar ka bërë që të reagojë edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina. Ky i fundit ka kërkuar që të rikthehet normalitet në Kosovë, pasi që sipas tij, nuk ka nevojë për shqetësim.

“Duke e parë situatën dhe gjendjen në vendin tonë dhe në vendet e rajonit, duke analizuar situatën në Kosovë me rastet deri më tani që janë shfaqur, personat që janë infektuar dhe ato raste që kanë humbur jetën(një numër jo i madh dhe shumica me sëmundje përcjellëse apo shoqëruese) nuk ka asnjë bazë që qytetarët e Kosovës te mbetën të izoluar sepse vendet perëndimore në të cilat ka pasur dhe kanë numër më të madh të të infektuarve dhe më shumë viktima kanë filluar lehtësimet ndërsa tek ne po bëhen eksperimente me qytetarët tonë për interesa të njëri-tjetrit subjekt politik”, ka shkruar ai në Facebook.

Batatina ka kërkuar që nga 1 maji të lirohen qytetarët nga kufizimi i lëvizijes.

“Ju bëj thirrje që ju të bëni politikë por jo me popullin sepse është duke humbur durimi dhe nëse njerëzit i humbin shpresat nuk na duhet asgjë vendi pa njerëz. Kërkoj që nga data 01/05/2020 të lirohen qytetarët e Kosovës dhe të filloj normaliteti i jetës së njerëzve por duke pasur kujdes dhe duke kaluar në mënyrën më të mirë edhe këtë epidemi të COVID-19 që njerëzimi t’i kthehet normalitetit”, thotë tutje Batatina.

“Bizneset e mëdha dhe ato të vogla duhet të fillojnë punën e tyre sepse ato nuk paraqesin rrezik. T’i rikthehemi aktiviteteve sportive sepse nuk paraqesin asnjë rrezik dhe t’i kthehemi normalitetit sportiv që nëse nuk kemi raste me numër të madh pas datës 01/06/2020 të lejohen edhe tifozeritë në tribuna kur edhe planifikohet të fillon kampionati më së largu më 20 maj. Me këtë datë duhet të fillojmë me ndeshje që ta mbyllim kampionatin me kohë sipas udhëzimeve të UEFA-s dhe FIFA-sbdhe kampionati i Kosovës të mbyllet me 30 qershor atëherë që skuadrat tona të jenë të gatshme në muajin korrik dhe shtator të na përfaqësojnë në garat evropiane”, ka përfunduar ai./Llapi.info