Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se atje janë shëruar tre pacientë që ishin të prekur me koronavirus.

Ai këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, i cili shtoi që qytetarët të kenë kujdes për veten.

“Tre persona të komunës sonë shërohen plotësisht nga virusi SARS-CoV-2. Nga raportet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, këta tre qytetarë nga Komuna e Kamenicës janë ritestuar dhe të njëjtit kanë rezultuar negativ”.

“#RriniNshpi e kujdesuni për veten, sepse ditë të mira na presin” , ka shkruar Kastrati.