Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka transmetuar mesazhin e xhumasë për besimtarët muslimanë në këtë kohë pandemie, me ç’rast xhumaja nuk po falet nëpër xhami, për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Tërnava ka bërë thirrje që të respektohen thirrjet e institucioneve për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe ka ftuar që të ndihmohen qytetarët që janë në vështirësi financiare sidomos në këto ditë.
Duke qenë se është rritur numri i të prekurve nga sëmundja COVID-19, Myftiu iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve për bashkëpunim që të ruhet shëndeti i të gjithëve.






