Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri ka ndarë një pjesë të pagës së tij, për të kontribuar për të dalë nga problemet financiare që i ka shkaktuar pandemia COVID-19, njofton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haziri nëpërmjet një postimi në Facebook, derisa ka bërë të ditur edhe shumën që ka ndarë.
“Pas kryeministrit Kurti, në mundesitë tona. Bashkë mund t’ia dalim”, ka shkruar ai.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë gjysmën e pagës për të kontribuar në luftë kundër pandemisë COVID-19. Ndërkohë, Ministri i Financave në detyrë, Besnik Bislimi, ka njoftuar se në llogarinë e Qeverisë kanë ardhur 321.663 euro nga mërgata për të ndihmuar vendlindjen e tyre në luftën kundër pandemisë.
Ai ka falënderuar ata në emër të popullit dhe Qeverisë dhe ka treguar se nga cilat vende kanë ardhur./Llapi.info






