Gjermania ka regjistruar sot numrin më të madh të vdekjeve nga coronavirusi, pasi 285 viktima janë konfirmuar në 24 orët e fundit.
Ky numër i të vdekurve ka tejkaluar shifrën e 266 të vdekurve tjerë gjatë të premtes së kaluar, që konsiderohej si numri më i madh që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19, duke shkuar kështu numri i përgjithshëm i të prekurve në 3.495, transmeton Telegrafi.
Numri i madh i vdekjeve vjen në kohën kur përqindja e të infektuarve është duke rënë, kurse ekspertët janë duke shqyrtuar mundësinë e rihapjes së shkollave sa më shpejtë të jetë e mundur.






