Lokale - eSIMy

Me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, është marrë vendim që të vazhdojë masa e ndalim qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve nga ora 17:00 deri në ora 06:00, edhe pas 13 prillit, njofton Llapi.info.

“Në Komunën e Podujevës, ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 17:00 deri në ora 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizimi dhe shitja e mallrave esenciale (ushqim, barna për njerëz, kafshë e shpezë) dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e epidemisë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e publikuar.

“Obligohen të gjithë banorët e Komunës së Podujevës të respektojnë masat sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Vendimi hyn në fuqi me 13.04.2020 dhe i njëjti vlen deri në një vendim tjetër”, thuhet tutje.

Përveç Podujevës, edhe në shumicën e komunave tjera është marrë vendim që të ndalohet qarkullimi nga kjo orë, si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19.

Në Kosovë aktualisht janë të infektuar 283 persona. Deri më tani, 58 janë shëruar dhe shtatë kanë vdekur./Llapi.info