Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës  ka bërë të ditur se  një pacient është shëruar nga coronavirusi në Kosovë duke e dërguar kështu në 24 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Po ashtu, sot në Kosovë janë shënuar 20 raste të reja me coronavirus duke e dërguar kështu në 165 numrin e të prekurve në Kosovë.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 15 prej të cilave janë me vendbanim në Banjë të Malishevës, 2 në Malishevë, 1 në Bllacë të Suharekës, 1 në Drenas dhe 1 me vendbanim në Prishtinë.