Medical professionals from the NYC Joint Task Force consisting of Army, Navy, Air Force and Marine Corps personnel administer COVID-19 tests at the drive-through COVID-19 testing center and field ER at Stony Brook, New York. The facility is scheduled to test 979 suspected coronavirus victims today, on April 4, 2020. (Photo by B.A. Van Sise/NurPhoto via Getty Images)
Lokale - eSIMy

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i të vdekurve nga Koronavirusi po i afrohet 10 mijëshit.

Deri tash COVID-19 atje u ka marrë jetën 9 mijë e 654 personave, sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Ndërkaq numri i të konfirmuarve me këtë virus thuhet të jetë së paku 337 mijë e 971, transmeton Klan Kosova.

Këto të dhëna janë nga 50 shtetet e SHBA-së, Distriktin e Kolumbisë dhe pjesë të tjera të territorit, përfshirë edhe rastet e riatdhesuara.

Wyoming është shteti i vetëm në territorin e SHBA-së që ende nuk ka regjistruar asnjë rast të vdekjes në virusi Korona.