Lokale - eSIMy

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar bashkëluftëtarin Sadri Zeneli.

Sipas tij, Zeneli ishte ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që nga embrioni i saj.

“Jabllanica e Gjakovës, për kohë të gjatë ishte qendër e Shtabit të ZO të Dukagjinit”.

“Sot kujtojmë po ashtu trimat e saj, bashkëluftetarët dëshmorë, Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Fitim Rexha dhe Islam Ademaj”.

“Lufta Çlirimtare na ndau prej më të dashurve tonë. Krenaria që kemi, gjithmonë tejkalon dhembjen që e kemi për ta. Lavdi Dëshmorëve të Kombit”.

Nderojmë sot rënien heroike të bashkëluftëtarit Sadri Zeneli. Ai ishte ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Sonntag, 5. April 2020