Lokale - eSIMy

Drejtuesi ekzekutiv i institutit GAP, Agron Demi ka komentuar situatën e krijuar në veri të vendit dhe ka ‘goditur’ presidentin Thaçi.

“Nënshkruan tipi marrëveshje për mos dërgim të forcave të armatosura në pjesën veriore, deklaron se komunat veriore janë dhuratë e Rankoviçit, edhe e akuzon qeverinë e re pse nuk po vendos rend atje!” thotë ndër të tjera Demi duke ju referuar presidenti Thaçi.

Postimi i plotë:

Nënshkruan tipi marrëveshje për mos dërgim të forcave të armatosura në pjesën veriore, deklaron se komunat veriore janë dhuratë e Rankoviçit, edhe e akuzon qeverinë e re pse nuk po vendos rend atje!Qysh kemi arritë me zgjedhë njeriun më përçarës, në postin më unifikues, veç LDK din me tregu.