Edhe katër pacientë të prekur me virusin korona janë shëruar sot në Kosovë, njofton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas IKSHPK-së, sot me shërimin e katër pacientëve, ka shkuar në 10 numri shëruarve.
“Sot me 01.04.2020 konfirmohen të shëruar edhe katër (4) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është dhjetë (10)”, thuhet në njoftim.
Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 125 raste pozitive me koronavirus, ndërsa sot janë konfirmuar 13 raste të reja./Llapi.info






